Stërvitjet ushtarake alarmojnë Poloninë, 10 mijë ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 14:05 | Bota

Duke parë rrezikun në rritje që po i kanoset me afrimin e forcave të Wagner, por edhe seancave ushtarake që Bjellorusia ka nisur pranë kufirit të saj,  Polonia ka vendosur të dërgojë 10 mijë trupa shtesë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, në një intervistë në radion publike, kjo masë po merret për të përforcuar sigurinë kufitare, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

“Rreth 10.000 trupa do të jenë në kufi, nga të cilët 4000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6000 do të jenë në rezervë. Ne e afrojmë ushtrinë në kufirin e Bjellorusisë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”. (A2 Televizion)

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak
https://a2news.com/2023/08/08/wagner-ngre-kamp-ne-kufirin-me-ukrainen-bjellorusia-nis-stervitjen-1-km-larg-polonise/
https://a2news.com/2023/08/07/polonia-do-te-dergoje-edhe-1000-trupa-shtese-ne-kufirin-me-bjellorusine/
https://a2news.com/2023/08/05/prezenca-e-wagner-detyron-lituanine-te-mbylle-dy-pika-kufitare-me-bjellorusine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos