Në radhët e bluzave të bardha, kur mendojmë për rrezik në ditët e luftës me koronavirusin, frika na ngjason gjithëpërfshirëse e pa përjashtime. Por, kategorizimet ekzistojnë edhe brenda fushës. Një prej shërbimeve që u ndalua të ofrohej kategorikisht e që në vlerësimet e specialistëve mendohet se do të jetë shërbimi i fundit që mund t’i kthehet normalitetit, është stomatologjia. Potenciali i lartë i mundësisë së vazhdimit të zinxhirit, kontakti i afërt me aparatin gojor të pacientit, që është edhe burim i drejtpërdrejtë për marrjen e infeksionit… Stomatologia shqiptare, pjesë e kontributit në sistemin shëndetësor kanadez, Aulona Leskaj, shpjegoi pak më shumë në një lidhje me “Ditari” në A2. (A2 Televizion)
Stomatologët në kohë pandemie dhe pas saj
