Stomatologët: Tarifat i vendos tregu, jo urdhri

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 18:42 | Aktualitet
Stomatologët: Tarifat i vendos tregu, jo urdhri

Rregullimi i dhëmbëve tashmë do t’ju kushtojë më shumë. Urdhri i stomatologut ka propozuar rritjen e tarifave të shërbimeve dentare duke nxjerrë një listë me çmimet dysheme. Kështu, nëse për një mbushje dhëmballe të gradës keni paguar 30 mijë lekë të vjetra, për të njëjtin shërbim nga sot do të paguani minimalisht 40 mijë lekë.

Qëndrimi i beftë dhe jashtë kompetencave të urdhrit ka sjellë edhe reagimin e stomatologëve. Për A2, ata thonë se nuk do ta zbatojnë listën e re të çmimeve. Tarifat e urdhrit të stomatologut nuk janë detyruese dhe se rritja e cilësisë me ngritjen çmimeve është thjesht justifikim.

Por stomatologet e klinikave të huaja dentare qe prej vitesh punojnë në Shqipëri, thonë se vendimi është sulm i hapur ndaj tyre. Prej vitesh klinikat turke kryesisht aplikojnë gjysmën e tarifave të tregut duke sjellë pakënaqësi në radhët e stomatologëve të tjerë dhe ulje të punës së tyre.

Në këtë treg të liberalizuar pacientët e zgjedhin vetë shërbimin dentar, si për tarifat ashtu dhe cilësinë. Ndërkohë, ministria e shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut duke e cilësuar tejkalim të kompetencave dhe deklaron se nuk do të ketë rritje tarifash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos