Atletico Madrid harron të fitojë, barazim me Leganes dhe kriza thellohet

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 14:05 | Futboll
Atletico Madrid harron të fitojë, barazim me Leganes dhe kriza

Atletico Madrid nuk ka marrë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Leganes, në ndeshjen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi ku skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone nuk arrin të fitojë.

Me këtë barazim, Atletico Madrid jo vetëm që i jep lamtumirën luftës për titullin kampion, por rrezikon edhe vendin e katërt, pasi nëse Getafe arrin të fitojë sot, do ta barazojë me pikë në vendin e fundit të zonës Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos