Strehimi i afganëve, Yuri Kim: Besa! Kur nevojitet më shumë, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 20:03 | Politikë
Strehimi i afganëve, Yuri Kim: Besa! Kur nevojitet më shumë,

Amabsadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me pranimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatët afganë, pas krizës së krijuar në Afganistan.

Kim shpërndau deklaratën e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, ku përmendet dhe besa e shqiptarëve.

“BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan ambasadorja amerikane në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos