
Nëpërmjet një udhëzuesi, Ministria e Drejtësisë ka vendosur t’i japë mbrojtje të posaçme punonjësve të policisë së burgjeve në rastet ku këtyre, për shkak të detyrës, u kanoset jeta. Ministria përcakton se mbrojtja i jepet për një afat deri në katër muaj dhe mbrojtja garantohet nga strukturat e Policisë së Shtetit apo Policisë së Burgjeve.
Ministria e Drejtësisë ka vendosur t’i japë mbrojtje të posaçme punonjësve të Policisë së Burgjeve apo drejtuesve të tyre në rastet kur i kanoset jeta. Nëpërmjet një udhëzuesi të botuar në fletoren zyrtare, Ministria përcakton mbrojtje të tyre, familjarëve apo pronës për një afat deri në deri në katër muaj.
“Punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, të cilëve për shkak të detyrës që kryejnë ose kanë kryer u rrezikohet jeta, familja apo prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, kanë të drejtë t’u sigurohet mbrojtje e veçantë fizike nga Policia e Shtetit. Në situata emergjente, kur për shkak të natyrës dhe kompleksitetit të çështjes, është i pamundur garantimi i mbrojtjes nga Policia e Shtetit, ofrohet mbrojtje e veçantë nga struktura e posaçme e Policisë së Burgjeve”.
Puna e punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk futet në ato kategori të lehta. Vetë Ministria nuk jep shifra apo raste kur një punonjës i policisë së burgjeve i është kanosur jeta nga personat që janë prapa hekurave, apo të tretë të lidhur me ta.
Akti vjen në një kohë kur nga IEVP Jordan Misja dështoi arratisa e Fatmir Pjetrit dhe Arbër Çekajt, të cilët gjatë tentativës për t’u larguar nga 313, kërcënuan punonjësit e policisë. (A2 Televizion)