Studentët mblidhen para Kryeministrisë, Rama publikon foton "amerikane"

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 11:11 | Aktualitet
Studentët mblidhen para Kryeministrisë, Rama publikon foton

Studentët kanë nisur protestën para kryeministrisë edhe ditën e sotme.
Siç kishin paralajmëruar ata nisën marshimin mëngjesin e sotëm nga fakultetet përkatëse për t’u mbledhur para kryeministrisë.

Edhe pse më të paktë në numër krahasuar me ditët e tjera, studentët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Ata protestojnë prej 12 ditësh duke kërkuar që qeveria të përgjysmojë tarifën e studimit për çdo nivel, të përmirësojë nivelin e mësimdhënies dhe infrastrukturës.

https://www.instagram.com/p/BrccMrcASFW/?utm_source=ig_web_copy_link
Postimi i kryeministrit Rama

Ndërkohë Kryeministri Rama vazhdon të kërkojë dialog me studentët, duke postuar një foto në Instagram, ku shfaqet një foto nga një protestë studentësh në SHBA, duke shtuar se “duke kërkuar dialog dhe transparencë, studentët arritën t'i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”.

https://a2news.com/2018/12/15/banoret-e-astirit-u-bashkohen-protestes-se-studenteve/

Po ashtu, mes të tjerash ata kërkojnë rishikim të titujve akademike dhe verifikim të plagjiaturave dhe teksteve mësimore. Ndërkohë të hënën ata kanë paralajmëruar një protestë mbarë kombëtare.

Këshillat studentore i bëjnë thirrje çdo studenti, pedagogu, mësuesi që t’i bashkohen kauzës së tyre për një arsim cilësor.

Studentët refuzojnë thirrjen e kryeministrit Rama për tu ulur në dialog, pa u plotësuar më parë 8 kërkesat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos