Dëbora bllokon aksin e parë në vend

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 18:24 | Aktualitet
Dëbora bllokon aksin e parë në vend

Dëbora e rënë gjatë orëve të natës, por edhe gjatë ditës së të premtes ka sjellë probleme në qarkullim në zonat verilindore, madje ka bllokuar aksin e parë në vend.

Gjatë orëve të mbrëmjes, mësohet se aksi rrugor Bogë-Theth është bërë i pakalueshëm nga automjetet.

Që nga mbrëmja e së enjtes, reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin ku zonat malore kanë marrë reshje dëbore nga 7 centimetra në zonat lindore deri mbi 20 centimetra dëborë, në ekstremin Verior të vendit.

Parashikimi i motit për fundjavën

E shtuna mbetet me reshje, kryesisht shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa dëbora lokalizohet në ekstremin verior dhe zonat e thella malore.

Më të shumta reshjet priten në pjesën e dytë të së shtunës deri mesditën e së dielës kur reshjet intensifikohen thuajse në të gjithë vendin, ndërsa pasditja e së dielës sjell përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit mbi Shqipëri.

Temperaturat rriten sërish të shtunën, por e diela sjell rënie të lehtë të temperaturave duke bërë që vlerat minimale e maksimale të luhaten nga -2°C mëngjesi deri 16°C mesdita.

Edhe rajoni i Ballkanit mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore gjatë së shtunës, por edhe të dielën dhe ditët e para të javës tjetër reshjet mbeten prezent mbi Ballkan.

Temperaturat në rajon rriten në jugperëndim, por vetëm një rritje e lehtë pritet në veri dhe lindje të Ballkanit ku temperaturat vijojnë pak gradë nën zero. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos