Sot, protestë para Kryeministrisë për çmimin e naftës

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 09:41 | Aktualitet
Sot, protestë para Kryeministrisë për çmimin e naftës

Ditën e sotme pritet të mbahet një protestë për uljen e çmimit të naftës. Duke nisur prej orës 11:00, një grup qytetarësh, organizuar nga “Nisma Thurje” do të marshojnë nga sheshi “Shqiponja” drejt Kryeministrisë.

Motivimi për të dalë në rrugë, sipas tyre, është situata pothuajse monopol në tregun e naftës për konsum dhe niveli i lartë i taksimit të këtij produkti.

Protesta shoqërohet me disa kërkesa zyrtare për qeverinë dhe Kuvendin, që shërbejnë si amendime për ligjet përkatëse që kanë të bëjnë me karburantet dhe nivelin e taksave dhe akcizave për to. Këto taksa arrijnë në një çmim shtesë për karburantet në 67 lekë për litër.

Nisma propozon tre variante për uljen e nivelit të taksimit. I pari ka të bëjë me taksimin në masën 50% të çmimit të naftës në tregje. I dyti propozon një nivel akcize të barabartë me mesataren e rajonit. Ndërsa varianti i tretë propozon një taksë fikse në 46 lekë për litër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos