
Edhe pse e hëna është ditë pushimi për administratën, kjo nuk do të ndodhë për studentët. Para tubimit masiv në fundjavë ata paralajmëruan protestë edhe këtë të hënë.
Grumbullimi i studentëve të Tiranës prej disa ditësh bëhet përballë dyerve të Ministrisë së Arsimit. Thirrjes së tyre për plotësimin e kërkesave iu janë bashkuar dhe studentë të qyteteve të tjera.
Ata nuk pranojnë negociata por plotësim të disa prej pikave kryesore siç janë përgjysmimi i tarifës së studimeve, dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë si dhe kartën studentore.
Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete. (A2 Televizion)