
Rastet e infektimit nga Covid-19 dhe sëmundjeve të rënda ulen "ndjeshëm" me dozën e tretë të Pfizer. Kjo nënvizohet nga një studim i botuar në New England Journal of Medicine, bazuar në të dhënat e Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.
Shkalla e infeksionit, 12 ditë pas përfundimit të vaksinimit me tre doza, është 11.3 herë më e ulët se për dy doza, ndërsa shkalla e sëmundjeve të rënda është 19.5 herë më e ulët.
Studimi u krye nga 30 korriku deri më 31 gusht në 1.13 milionë persona mbi 60 vjeç, të cilët kishin përfunduar imunizimin 5 muaj më parë, të ndarë në dy grupe: ata që morën dozën e tretë dhe ata që morën dy doza.
Krahasuar me variantin Delta, thuhet në studim, doza e tretë Pfizer "do të sillte efikasitetin e vaksinës midis atyre që morën përforcuesin në rreth 95%, një vlerë e ngjashme me efikasitetin e vaksinës origjinale të raportuar kundër variantit Alpha". (A2 Televizion)