Studimi i ri për koronavirusin: Masat shtrënguese mos hiqen deri në gjetjen e vaksinës

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 08:23 | Bota
Studimi i ri për koronavirusin: Masat shtrënguese mos hiqen deri

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore "The Lancet", masat shtrënguese kundër koronavirusit, në të gjithë globin, nuk duhet të ngrihen plotësisht derisa në zbulimin e një vaksinë për sëmundjen.

Kufizimet drakoniane të Kinës në jetën e përditshme duket se kanë ndalur valën e parë të Covid-19 në pjesën më të madhe të vendit, por studiuesit përdorën modelimin matematikor për të treguar se heqja e parakohshme e masave mund të rikthejë një valë të dytë të infeksionit.

Autoritetet i dhanë fund mbylljes 76 ditore në Wuhan në provincën Hubei, pasi qyteti i cili u konsiderua epiqendra e përhapjes së pandemisë, doli nga kriza dhe tashmë virusi vdekjeprurës është shpërndarë në të gjithë globin.

"Ndërsa këto masa kontrolli duket se kanë zvogëluar numrin e infeksioneve në nivele shumë të ulëta, pa imunitet kundër Covid-19, rastet mund të rikthehen lehtësisht pasi bizneset, puna në fabrika dhe rifillimi i shkollavec rrisin përzierjen sociale, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun në rritje të rasteve të importuara nga jashtë, pasi Covid-19 vazhdon të përhapet globalisht", thotë profesori Joseph T Wu nga Universiteti i Hong Kongut, i cili bashkëdrejtoi studimin.

Ai paralajmëroi se shpejtësia e infeksionit do të rritet nëse qeveritë nuk sigurojnë që kufizimet të hiqen ngadalë dhe transmetimi të monitorohet nga afër.

"Megjithëse politikat e kontrollit të tilla si distanca fizike dhe ndryshimi i sjelljes ka të ngjarë të mbahen për ca kohë dhe ka të ngjarë të jetë strategjia më e mirë derisa vaksinat efektive të bëhen gjerësisht të disponueshme", shtoi profesori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos