Studimi: Të pasurit prodhojnë më shumë emetime, sesa qytetarët e tjerë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 10:06 | Bota

Këto ditë në Sharm-El-Sheik të Egjiptit po vendoset e ardhmja e planetit tonë. Në COP27 përfaqësuesit e 197 vendeve nga e gjithë bota do të duhet të gjejnë një marrëveshje për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në +1. 5 ° C ose të paktën mbajtjen nën +2 ° C. Për ta bërë këtë, është thelbësore të reduktohen emetimet e gazrave serrë.

Një pjesë e madhe e përgjegjësisë i takon disa kompanive që mbajnë pothuajse të gjitha rezervat e karburanteve fosile në botë. Një studim i financuar nga Oxfam (një organizatë joqeveritare që angazhohet për përmirësimin e kushteve të të varfërve në botë) botuar në ditën e inaugurimit të Konferencës së Njëzet e Shtatë të Palëve COP27, drejton gishtin nga miliarderët, duke i bërë fajtorë për nxjerrjen e një milion herë më shumë CO2 se një qytetar mesatar, duke investuar në kompani shumë ndotëse.

Emetimet vjetore të CO2 të disa vendeve të botës: në krye Kina dhe SHBA me përkatësisht 10.67 dhe 4.71 miliardë tonë;

Studimi analizoi investimet e 125 miliarderëve më të pasur në botë (të dhënat janë nga lista e Bloomberg, e përditësuar deri në gusht 2022), duke marrë parasysh vetëm kompanitë, në të cilat ata kishin aksione prej më shumë se 10% dhe më pas duke i caktuar secilit individ një pjesë proporcionale të emetimeve të ndotësve të prodhuar nga kompania.

Të dhënat treguan se çdo miliarder i përfshirë në studim emeton mesatarisht tre milionë CO2 në vit vetëm në lidhje me investimet e tyre, një sasi më shumë se një milion herë më e lartë se 2,76 tonë për frymë të emetuara nga 90% e popullsisë botërore. Në total, 125 miliarderët me investimet e tyre nxisin emetimin e pothuajse 400 milionë tonë CO2, një sasi e barabartë me atë të gjithë Francës, një vend me 67 milionë banorë.

Studimi zbuloi se 14% e investimeve të miliarderëve ishin në sektorë ndotës dhe vetëm një në 125 njerëz të pasur kishte investuar në një kompani të energjisë së rinovueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos