
Qëndrimi në këmbë gjatë takimeve të biznesit ka përfitime të shumta; ndihmon në ruajtjen e reaktivitetit, rrit përqendrimin dhe ju bën më kreativ. Kjo është mbështetur nga një studim i Universitetit të Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara, i cili për ta treguar, ngarkoi disa grupe kolegësh që të punojnë së bashku për 30 minuta në të njëjtin projekt.
Reagimet fizike u matën duke aplikuar sensorë të vegjël, të aftë për të zbuluar "eksitimin fiziologjik" në pulset e pjesëmarrësve.
Ata që ishin mbledhur në dhoma pa karrige mbetën shumë më vigjilentë dhe aktivë se ata që ishin ulur në mbledhje dhe gjithashtu ishin më të prirur për të ndarë idetë e tyre, duke prodhuar projekte më cilësore.
Së fundi, hulumtimi nxori në pah dëmin e shkaktuar nga jetesa sedentare, e cila ka efekte negative, si në shëndet ashtu edhe në produktivitet. Sugjerimi ishte rimendimi i hapësirave të punës, duke eliminuar para së gjithash karriget nga sallat e mbledhjeve. (A2 Televizion)