Studimi: Ulni rrezikun e kancerit duke ngrënë insekte

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 12:55 | Lifestyle
Studimi: Ulni rrezikun e kancerit duke ngrënë insekte

Ngrënia e insekteve mund të mbrojë njerëzit nga kanceri.

Sipas një studimi të Universitetit të Romës, milingonat, krimbat dhe karkalecat përmbajnë më shumë antioksidantë sesa lëngu i portokallit.

Antioksidantët, siç janë vitaminat për shembull, ulin rrezikun e zhvillimit të radikaleve të lira të rrezikshme në trup, duke mbrojtur dëmtimin e ADN-së.

Sipas njërit prej shkencëtarëve, çereku i popullsisë së botës konsumojnë insekte dhe pjesa tjetër bën mirë që të ndjekë shembullin e pakicës.

Kjo pasi nga eksperimentet e tyre doli se insektet përmbajnë vitamin A, C dhe E. Gjithashtu, përmbajnë beta karotene.

Insektet më të shëndetshme doli se ishin krimbat e mëndafshit, vemjet dhe mizat. Këto insekte kishin dy herë më shumë antioksidantë sesa vaji i ullirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos