Stuhi dhe reshje gjatë gjithë ditës në Shqipëri

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 12:36 | Aktualitet
Stuhi dhe reshje gjatë gjithë ditës në Shqipëri

Sot priten kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në zonat qendrore të Shqipërisë, por do të ketë reshje në ekstremet veri-jug ku dëbora shfaqet në 700-800 metra lartësi. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë reshje deri mesatare në gjithë vendin; më të dendura në Veri-Juglindje. Edhe nesër, reshjet mbeten të pranishme në zona të izoluara; kryesisht në Juglindje të territorit.

Temperaturat sot janë rritur me 3°C duke shënuar minimumi-3/-4 në zonat malore, ndërsa në mesditë temperaturat mund të arrijnë deri në 15°C.

Edhe rajoni sot mbetet me reshje në zonat perëndimore, ku reshje të dendura shiu dhe dëbore do të ketë Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, të cilat gjatë pasdites zbresin intensive në veri të Shqipërisë. Temperaturat në Ballkan rriten me 2-3°C sot, duke variuar nga minimumi -7°C (në Rumani) deri në mbi 15°C maksimumi, në jug të Ballkanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos