Stuhi në Mesdhe, dallgë deri në 10 ballë

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 13:12 | Bota
Stuhi në Mesdhe, dallgë deri në 10 ballë

Nga mbrëmë e së mërkurës, Mesdheu është përfshirë nga stuhi të fuqishme ere dhe dallgëzim i lartë mbi 5 ballë.

Parashikimet tregojnë që kjo situatë të zgjasë edhe në fundjavë ku priten stuhi të fuqishme detare dhe rrebeshe shiu me dallgëzim në det të hapur 8-9 ballë, por deri 12 ballë në brigjet e Algjerisë.

Problematike situata do të jetë në ishujt e Mesdheut nga Majorka, Ibiza, Korsika dhe Sardenja deri poshtë në Lampeduzë dhe Maltë.

Parashikohet që stuhitë e fuqishme ere me shpejtësi mbi 90 km/h të gjenerojnë dallgëzim 7-8 ballë në brigjet Mesdhetare, por dallgë mbi 10 ballë në det të hapur duke paralizuar trafikun detar në pjesën më të madhe të pellgut Mesdhetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos