Stuhia e dimrit pezullon disa operacione transporti ndërkombëtare në SHBA

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 07:56 | Bota
Stuhia e dimrit pezullon disa operacione transporti ndërkombëtare

Kompania e transportit amerikan UPS ka pezulluar disa operacione në qendrën e saj më të madhe ndërkombëtare, në Kentaki, për shkak të stuhisë së dimrit që po godet një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për sigurinë e punonjësve.

CNN raporton se rreth 300 avionë mallrash nisen çdo ditë nga Worldport në Louisville me 2 milionë pako për fluturime në mbarë botën. Por akulli që është krijuar në aeroportin ndërkombëtar e bën të pamundur që disa operacione të zhvillohen normalisht, tha zëdhënësi i kompanisë Jim Mayer, pa specifikuar se cilat.

"Në UPS, e vetmja gjë që vjen përpara shërbimit është siguria. Ne kemi zbatuar plane operacionale alternative dhe do të rifillojmë operacionet e plota sa më shpejt të jetë e mundur", tha Jim Mayer në një deklaratë.

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, 263 000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të erërave të forta dhe motit të keq. Shtetet më të prekura përfshijnë Teksasin, Tenesin, Arkansas, Mississippi, Illinois, Nju-Jorkun dhe Virxhinian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos