Stuhia ekstreme në Kinën Lindore vret 11 persona dhe plagos 66

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 15:56 | Bota
Stuhia ekstreme në Kinën Lindore vret 11 persona dhe plagos 66

Një stuhi ekstreme ka goditur një qytet lindor të Kinës, duke lënë 11 të vdekur dhe 66 të plagosur. Stuhia me erëra të forta ka shkaktuar shembjen e ndërtesave dhe pemëve, thanë zyrtarët.

Qyteti Nantong, i vendosur në provincën lindore të Jiangsu, ishte ndër më të goditurit kur moti ekstrem përfshiu Delta Yangtze të premten në mbrëmje, sipas mediave ndërkombëtare.

Grupet e shpëtimit evakuuan 3.050 njerëz, tha një njoftim i qeverisë lokale.

Shpejtësia e erës prej 162 km / orë përmbysi një anije peshkimi. Dy marinarë u shpëtuan dhe operacionet e kërkimit ishin duke u zhvilluar për 9 persona nga ekuipazhi i mbetur, thuhej në njoftim.

Energjia elektrike është rikthyer në Nantong dhe po pastroheshin pemët e shembura, automjetet e dëmtuara, si dhe dritaret që ishin hedhur në erë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos