Stuhia i hodhi në qytet, 3 të vdekur dhe 450 të helmuar nga sulmet e akrepave

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 18:43 | Bota
Stuhia i hodhi në qytet, 3 të vdekur dhe 450 të helmuar nga

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 450 të tjerë janë helmuar nga sulmet e akrepave në qytetin jugor të Aswan në Egjipt.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, akrepat mbushën rrugët dhe shtëpitë në Aswan si pasojë e një stuhie të fuqishme.

Situata është tepër e rëndë dhe për këtë arsye autoritetet kanë shtuar dozat e anti-helmit në disa zona malore dhe pranë shkretëtirës.

Banorëve iu është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin zonat me shumë pemë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos