Stuhia përmbys anijen, rojet bregdetare në kërkim të 39 personave në Florida

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 11:16 | Bota
Stuhia përmbys anijen, rojet bregdetare në kërkim të 39

Rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara po kërkojnë për 39 persona të shpallur të zhdukur pasi anija e tyre u përmbys të shtunën në Florida.

Zyrtarët u njoftuan nga një peshkatar që kishte shpëtuar një person 72 kilometra nga brigjet e qytetit Fort Pierce.

I mbijetuari tregoi se u largua nga Bahamas bashkë me 39 persona të tjerë me një mjet lundrues. Ai sqaroi se gjatë udhëtimit janë përballur me një stuhi të motit të keq, gjë e cila shkaktoi dhe përmbytjen e anijes.

I mbijetuari tha se asnjëri prej personave në bord nuk kishte të veshur një jelek shpëtimi. Rojet bregdetare besojnë se kjo ishte një tentativë trafikimi të qenieve njerëzore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos