Sukses për “vajin e perandorëve”, vjen nga ullinjtë e rritur nën hijen e Koloseumit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 15:08 | Aktualitet

Koloseumi është me shume gjasa monumenti më ikonik i Romës dhe shembulli ndër më madhështorët e fuqisë së perandorisë romake që me shekuj sundoi botën e njohur deri atëherë.

Para masave kundër pandemisë, e gjithë zona përreth, që njihet si Foro Romano dhe mban pjesën më të vyer të rrënojave klasike në kryeqytetin italian, ishte i tejmbushur me turistë nga e gjithë bota.

Por në kohë pandemie, e gjithë zona arkeologjike u zbraz, dhe drejtori i institucionit që menaxhon parkun arkeologjik që i përmbledh, mendoi të eksperimentonte.

Prej të paktën një shekulli, qindra rrënjë ulliri janë mbjellë në park, disa prej tyre vetëm disa metra nga Koloseumi ose nga Harku i Konstantinit aty afër.

“Kokrrat binin në vjeshtë një nga një, duke krijuar pisllëk në të gjithë territorin. Kështu mendova, pse mos të prodhojmë vaj?”, thotë drejtoresha Alfonsina Russo.  

Jo pak, por 500 shishe janë prodhuar vitin e kaluar, dhe ekspertët thonë se është një vaj ekstra i virgjër me një shije të fortë, paksa pikante, i një cilësie shumë të mirë. Vaji tashmë është ambalazhuar dhe njihet me emrin Palatinum, nga kodra ku ndodhet pjesë e parkut, ku ndodhen rrënojat e pallatit perandorak. Duke parë suksesin e vajit, po futen në projekt edhe prodhimi i mjaltit dhe vreshtaria, që mendohet se do të japë gotat e para në vitin 2023.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos