
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, mëngjesin e së hënës, në një kopsht fëmijësh në Kinë, ku një person i armatosur me thikë hyri në ambientet e brendshme dhe nisi të qëllojë të pranishmit.
Sulmi makabër ndodhi në Lianjiang dhe sipas autoriteteteve 6 persona humbën jetën, 3 fëmijë, 2 prindër dhe një mësues.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, teksa nuk jepen detaje për viktimat apo autorin.
Në Kinë është e ndaluar rreptësisht mbajtja e armëve të zjarrit dhe vitet e fundit ka pasur një valë në rritje të sulmeve me thikë. Shumë ngjarje të rënda janë regjistruar dhe në shkolla, gjë që ka detyruar autoritetet të rrisin ndjeshëm gatishmërinë. (A2 Televizion)