Sulm në qendrën tregtare, mbështetësi i ISIS vret 4 persona

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 17:33 | Bota
Sulm në qendrën tregtare, mbështetësi i ISIS vret 4 persona

Janë 4 viktimat, ndër to dy gra 30 dhe 40-vjeçare, e një sulmi në një qendër tregtare të qytetit izraelit të Beershevës. Sulmi sipas burimeve të personelit të urgjencës që u thirrën në vendngjarje, ka ndodhur nga një person i armatosur vetëm me një thikë.

Personi, sipas burimeve izraelite, është një beduin 34 vjecar, Mohammad Ghaleb Abu al-Qi’an, që dyshohet si mbështetës i hershëm i organizatës terroriste ISIS.

https://twitter.com/manniefabian/status/1506293475448348690

Sulmi i papritur ka lënë në tokë edhe një numër ende të paqartë të plagosurish, ku të paktën njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kamerat e qendrës tregtare po i tregojnë hetuesve furinë e sulmit të atentatorit, që u vra nga rojet që mbronin godinën.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos