Sulmet kibernetike, Rama: Ligësi e neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 13:53 | Politikë
Sulmet kibernetike, Rama: Ligësi e neveritshme në raport me vendin e

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Partia Demokratike u shpreh se sulmet kibernetike të Iranit “asgjësuan sikur të ishte prej letre infrastrukturën digjitale të vendit”.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/13/sulmet-e-iranit-pd-shteti-digjital-i-edi-rames-shkrihet-si-bryma-para-diellit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos