
SHBA njoftoi një sërë sanksionesh kundër Rusisë të cilat do të shënjestrojnë rreth 30 individë dhe entitete të caktuara. Mes masave të tjera, Shtëpia e Bardhë njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë.
Masat janë një kundërpërgjigjie ndaj sulmeve kibernetike të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Sanksionet vijnë në një moment tensionesh në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës. Në një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin të martën, Biden tha se do të vepronte me vendosmëri në mbrojte të interesave kombëtare. Muajin e kaluar presidenti amerikan e cilësoi një vrasës, homologun rus. (A2 Televizion)