Sulmet terroriste në Kabul, mbi 90 viktima e 160 të lënduar, Biden: Nuk do të ndalim operacionin

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 11:21 | Aktualitet

“U them atyre qe ndërmorën këtë sulm, dhe kujtdo që dëshiron ti bëjë keq Amerikës: Ne nuk do të falim, ne nuk do të harrojmë. Do t’iu gjejmë dhe do tiu bëjmë që të paguani.” Presidenti amerikan, Joe Biden nuk i fshehu dot emocionet në fjalimin e mbajtur pas sulmeve terroriste pranë aeroportit të Kabulit, ku humbën jetën të paktën 90 persona mes të cilëve fëmijë dhe 13 pjesëtarë të stafit amerikan. Biden tha se operacioni i evakuimit do të vijonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos