Sulmi në Kapitol, Trump sulmon Pence: Një frikacak dhe një robot

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 08:43 | Bota
Sulmi në Kapitol, Trump sulmon Pence: Një frikacak dhe një robot

Pasi hetimet për 6 janarin zbuluan se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka bërë presion të fortë zëvendësit të tij Mike Pence për  të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ka ardhur edhe reagimi i Trump.

"Një frikacak dhe një robot" e ka cilësuar ai Mike Pence, duke sulmuar kështu dhe tallur ish-zëvendësin e tij, pas dëgjimit publik të komisionit hetimor parlamentar për sulmin në Kapitol.

“Mike Pence kishte një shans të ishte i mrekullueshëm, ai kishte një shans, sinqerisht, të ishte historik, por nuk pati guximin të vepronte”.

https://a2news.com/2022/06/17/hetimet-per-6-janarin-trump-beri-presion-ndaj-pence-qe-te-permbyste-rezultatin-zgjedhor/

Këto deklarata ai zgjodhi t’i bëjë në një forum fetar ungjillor në Nashville, Tennessee, përpara publikut që përfaqëson bazën politike të Pence, në një përpjekje për të minuar shanset e tij në një garë eventuale për Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump ka nisur një sulm verbal të zemëruar në seancat dëgjimore të Kongresit të 6 janarit, duke i hedhur poshtë ato si një "marrëveshje të manipuluar" dhe "gjueti të njëanshme shtrigash".

Në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i seancave televizive, Trump të premten pretendoi pa prova se paneli i Dhomës së Përfaqësuesve e ka ngritur çështjen e tij duke përdorur video të modifikuara dhe deponime të modifikuara në mënyrë mashtruese të dëshmitarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos