Sulmi në Kongres, u vodhën sendet me vlerë të Nancy Pelosi dhe ligjvënësve të tjerë

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 21:55 | Bota
Sulmi në Kongres, u vodhën sendet me vlerë të Nancy Pelosi

Një laptop u vodh nga zyra e Kryetares Demokratike të Dhomës Nancy Pelos në Capitol Hill, tha një nga ndihmësit e saj sot për Reuters. Laptopi ishte në një sallë konferencash dhe përdorej për prezantime, shtoi ndihmësi.

Pas trazirave, demokrati Jim Clyburn deklaroi se i kishin vjedhur iPadin, ndërsa senatori i Oregonit, Jeff Merkley gjithashtu tha se i kishin marrë një laptop nga zyra e tij.

"Ndoshta do të duhen disa ditë për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur, çfarë është vjedhur, çfarë jo," u tha gazetarëve Michael Sherëin, avokati amerikan për Distriktin e Columbias.

"Artikuj, sende elektronike, dokumente dhe materiale u vodhën, dhe ne duhet të identifikojmë atë që u bë. Nuk e dimë shkallën e dëmit akoma.", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos