Rusia përjeton pak nga ajo që po i bën Ukrainës prej 37 ditëve. Dy helikopterë të ushtrisë së Kievit kaluan në territorin rus duke bombarduar një depo karburanti në rajonin e Belgorod. Autoritetet lokale të zonës pranë kufirit me Ukrainën konfirmuan se pas sulmeve ajrore shpërtheu një zjarr që plagosi dy persona. Banorët aty pranë u evakuuan teksa zjarre fikësit luftuan për të shuar flakët. Presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar lidhur me atë çfarë ka ndodhur në Belgorod. Por për Moskën, kjo nuk krijon kushte të favorshme për vazhdimin e bisedimeve për paqe me Kievin dhe minon procesin e negociatave. (A2 Televizion)
Sulmi ukrainas në territorin rus, Kremlini: Minon bisedimet për paqe
