Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti për krijimin e Shtetit Bektashi në Tiranë mund tw vijojë edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
I pyetur gjatë bashkëbisedimit “Europe’s Shared Future: Enlargement and the Next Generation” nëse Shqipëria do ta vazhdojë këtë projekt edhe pas integrimit në BE, Rama u përgjigj: “Po, po punojmë për këtë dhe le të shohim se ku do të mbërrijmë.” (A2 Televizion)