Sulmohet burgu në Afganistan, mbi 29 të vrarë, arratisen qindra luftëtarë të ISIS

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 16:15 | Bota
Sulmohet burgu në Afganistan, mbi 29 të vrarë, arratisen qindra

Të paktën 29 vetë besohet të jënë vrarë në një sulm të profilit të lartë në një burg në qytetin e Jalalabadit në lindje të Afganistanit, pas të cilit u arratisën mbi 1 mijë të burgosur.

Sulmi, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, nisi mbrëmjen e së dielës kur disa persona të armatosur shpërthyen autobomba në hyrje të burgut.  8 nga agresorët mbetën të vrarë gjatë përleshjes së armatosur që zgjati gati 20 orë.

Siç bëjnë me dije burime të sigurisë, në burgun e sulmuar po kryenin dënimin rreth 1793 vetë, shumica e të cilëve talebanë dhe luftëtarë të Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i qeverisë lokale thanë se rreth 1025 nga të arratisurit ishin rikthyer në burg, por shumë të tjerë mbeten ende në arrati. Mbi 50 persona thuhet të jenë plagosur.  Megjithatë të dhënat e sakta të viktimave apo atyre që janë arratisur nuk janë bërë ende të ditura.

Sulmi ndodhi në natën e tretë dhe të fundit të armëpushimit të përkohshëm mes qeverisë afgane dhe talebanëve, kur qindra të burgosur talebanë u liruan nga burgu në përpjekjen për të zhbllokuar bisedimet e paqes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos