Një person ka sulmuar me gurë makinën e analistit Fatos Lubonja duke i dëmtuar xhamin e parë të mjetit. Për fat, në momentin e sulmit, nuk ka pasur njeri në makinë.
Mësohet se agresori është një person me probleme mendore, i cili e ka shantazhuar dhe herë të tjera analistin. Ai është ndaluar nga policia dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.
Ndërkohë Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë dënuar sulmin ndaj Fatos Lubonjës. Meta dhe Basha e kanë cilësuar një sulm të qëllimshëm ndaj zërave kritikë të qeverisë dhe medias së lirë. (A2 Televizion)