
Një person është vrarë nga policia në lagjen 11 të kryeqytetit francez, pasi reagoi dhunshëm ndaj disa agjentëve të policisë që kishin shkuar për ta arrestuar.
Autori dyshohet të ketë nxjerrë armën dhe të ketë qëlluar ndaj efektivëve, duke lënduar dy prej tyre, kolegët e të cilëve më pas u kundërpërgjigjën.
Sipas prokurorisë së Parisit, agresori qëlloi 4 herë me armë ndaj efektivëve. Ndërkohë dy hetime janë hapur për çështjen. Një për të zbardhur motivet e ngjarjen ndërsa i dyti për reagimin e agjentëve. (A2 Televizion)