Ajo që mund të duket si një “sapun fluturues”, në fakt është droni më i fundit transportues i Vladimir Putin. Agjencia ruse e lajmeve ka publikuar së fundmi disa imazhe të këtij droni, që duken vërtet irrituese.
Ky dron, që nuk drejtohet nga njeriu, mund të fluturojë për një distancë rreth 600 kilometra dhe mund të mbajë maksimumi 250 kilogramë, ose 2 deri në 3 persona.
Përsa i përket pamjes së jashtme, ai nuk duket shumë i bukur, por projektuesit janë përpjekur më së shumti që të ruajnë trendin e “punës me dorë”.
Droni mund të fluturojë deri në 3 mijë metra lartësi, ndërsa kontrollohet nga një radar, i përbëri nga sensorë optikë dhe kartografikë.
Për krahasim: Dronët e blerë nga Rusia në Kinë kushtojnë 20 mijë euro, mund të transportojnë 60 kilogramë eksploziv dhe të udhëtojnë më shumë se katër herë me një përafërsi prej 2500 kilometrash.
Duhet thënë se lufta mizore në Ukrainë i ka shtyrë fuqitë e mëdha që të testojnë armët e tyre moderne, mes të cilëve edhe dronët.
Së fundmi, sipas agjencisë ruse të lajmeve, ky është droni transportues i distancave të gjata i bërë nga Moska zyrtare, që pritet të përdoret duke filluar nga muaji prill. (A2 Televizion)



