All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 milion njerëz në sheshe, digjet bashkia e Bordeaux, Franca refuzon ligjin e Macron

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 08:03 | Bota
All - Paragraf - 1

Qyteti francez i Bordeax është gdhirë në flakë,, këtë të premte, me protestat kundër ligjit të rritjes së moshës së pensionit që kanë arritur kulmin.

Qytetarët e revoltuar nuk kursyen as bashkinë e këtij qyteti duke i vënë zjarrin hyrjes së saj, ndërkohë që një incident i rëndë u regjistrua në Rennes, ku u dogj një stacion policie.

All - Paragraf - 3

Më shumë se 1 milion njerëz dolën mbrëmjen e së enjtes në protestë në sheshet e qyteteve kryesore franceze, me gati 120 mijë njerëz vetëm në rrugët e Parisit.

Mbi 80 vetë u vunë nën pranga, teksa policia i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë.

Mbrëmë protestuesit bënë thirrje për protesta edhe më të mëdha kombëtare, deri në greva, që mund të përkojnë edhe me vizitën e parë të mbretit Charles III në vend.

Në Paris, protestat ishin më paqësore, edhe pse nuk munguan përplasjet me policinë dhe shkatërrimi i dyqaneve dhe pronës publike e private. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/23/reforma-e-pensioneve-vijojne-protestat-e-dhunshme-ne-paris-policia-pergjigjet-me-gaz-lotsjelles/
https://a2news.com/2023/03/23/nuk-e-pranojme-dhunen-macron-sfidon-protestuesit-reforma-ne-pensione-vijon/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos