Surpriza nga Franca, Benzema mund të luajë në Botëror

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 17:15 | Futboll
Surpriza nga Franca, Benzema mund të luajë në Botëror

Karim Benzema do të mund të luajë në këtë Botëror.

Sipas RMC Sport, sulmuesi i Real Madrid dhe fituesi i Topit të Artë mund të ketë minuta me Francën pasi të jetë rekuperuar totalisht nga dëmtimi që ka pësuar në kuadriceps.

Fakti që trajneri Didier Deschamps nuk e ka zëvendësuar ende në listë, mundëson që Benzema të aktivizohet nëse shihet e arsyeshme. Emri i tij ka figuruar në stolin e rezervave në dy ndeshjet e fundit të Francës dhe për këtë arsye, Karim Benzema, edhe nëse nuk luan fare, do të marrë medaljen e artë në fund të kompeticionit, nëse Franca fiton Kupën e Botës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/26/franca-ekipi-i-pare-qe-kualifikohet-ne-raundin-tjeter-mbappe-fenomen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos