​Sveçla shkon personalisht në Veri: Sovraniteti është i patjetërsueshëm!

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 13:02 | Kosova

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit. Ai ka qëndruar sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës.

Ndërkohë, pas këtij takimi, ai ka postuar një status në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar me disa foto, ku ndër të tjera ka shkruar se, sovraniteti është i patjetërsueshëm.

“Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”. (A2 Televizion)

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në Facebook
https://a2news.com/2023/06/02/6-dite-protesta-serbet-mblidhen-serish-ne-zvecan-nuk-lejojne-futjen-e-kryetareve-ne-zyre/
https://a2news.com/2023/06/02/zgjerohet-harta-e-protestave-pro-serbe-ne-veri-te-kosoves-nje-tjeter-qytet-i-bashkohet-thirrjes-ne-rrjetet-sociale/
https://a2news.com/2023/06/01/tensionet-ne-veri-3-kerkesat-e-be-se-per-kosoven-dhe-serbine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos