Andre Gomes pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen Everton-Tottenham.
Një faull nga mbrapa i Heung-min Son bëri që mesfushori portugez i Evertonit të rrëzohej në tokë dhe të përplasej me Serge Aurier, duke nxjerrë gjurin nga vendi. Sulmuesi korean i Tottenham u ndëshkua me të kuq, por ky fakt nuk i interesoi aspak, pasi ai ishte duke qarë dhe duke kërkuar falje kur pa pasojat e ndërhyrjes së tij.
Të gjithë futbollistët vunë duart në kokë, madje lojtarët e Evertonit po ngushëllonin Sonin, pasi e kuptuan që ndërhyrja nuk kishte qëllim për të dëmtuar Gomesin.
Sulmuesi turk i Evertonit, Cenk Tosun deklaroi pas ndeshjes: “Gomes ishte nën shok. Sytë i ishin hapur shumë dhe po ulëriste. U përpoqa t’i flisja dhe ta qetësoja”. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )