Takim në Londër mes Charles dhe Harry, Mbreti vendos dy kushte të panegociueshme për paqen

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 18:33 | Bota
Takim në Londër mes Charles dhe Harry, Mbreti vendos dy kushte të

Atëherë kur nuk pritej, marrëdhënia e krisur midis Mbretit Charles III dhe të birit, Princ Harry mund të hyjë në një epokë të re, ku paqja mund të rivendoset në familjen mbretërore britanike.

Duka i Sussex do të pritet në një takim me dyer të mbyllura nga babai i tij më 17 shtator, por me kushtin e qartë, që “Meghan Markle nuk është e mirëpritur në pallat”.

Sipas revistës Ok!, është Mbreti Charles ai që e ka planifikuar takimin me të birin, duke i dhënë jetë një përpjeke për të ndrequr raportin e shkatërruar mes tyre, që pas publikimit të autobiografisë së pasardhësve.

Sapo të kthehet në Londër pas pushimeve në kështjellën Balmoral, ku po qëndron me mbretëreshën Camilla, Charles dhe të ketë përfunduar angazhimet e tij në Duseldorf të Gjermanisë për Lojërat Invictus, Charles do të ulet të flasë “kokë më kokë” me Harryn.

Meghan Markle, e cila do të shoqërojë të shoqin në Evropë dhe në Londër, nuk do të lejohet të marrë pjesë në takim dhe jo vetëm.

I munguari tjetër i rëndësishëm është Uilliam sipas urdhrit të mbretit Charles.

Trashëgimtari i fronit duket se nuk është i prirur që të falë vëllain e tij të vogël dhe babai i tij mendon se pjesëmarrja e Uilliam mund të përkeqësojë, në vend që të zgjidhë situatën.

Gjithashtu sipas revistës Ok!, Mbreti Charles synon të vendosë një klauzolë në pajtimin me Harry-n, ku princit do ti kërkohet që të mos denigrojë kurrë më familjen mbretërore në publik.

Që kur u largua nga Britania e Madhe për në SHBA, Duka i Sussex-it nuk u tërhoq kurrë nga përhapja e thashethemeve për familjen mbretërore, që nga intervista “bombë” me Oprah Winfrey e deri te botimi i Spare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos