Takimet me qytetarët, Këlliçi: S’do e shtetëzojmë transportin publik, do të subvencionojmë privatin

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 20:59 | Aktualitet

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, sqaroi se transporti publik nuk do të shtetëzohet, por do të subvencionohet për kompanitë private me qëllim që qytetarët të mos paguajnë më biletat dhe abonetë. Gjatë takimeve me banorët në zonën e Brryllit, Këlliçi tha se kjo është e realizueshme. Më herët, nga shtabi i tij elektoral është bërë një denoncim për administratën e bashkisë, duke i akuzuar për punësime nepotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos