
Një projektligj për krijimin e një Komisionit të pavarur që do të hetojë sulmin ndaj Capitol Hill më 6 janar, kaloi provën e parë në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Do të jetë veprues dhe efektiv e do të kulminojë me një raport final mbi faktet dhe shkaqet e 6 janarit”, u shpreh Nancy Pelos.
35 republikanë sfiduan liderët e partisë dhe ish-presidentit Donald Trump duke iu bashkuar demokratëve në mbështetjen për ngritjen e komisionit, me 252 vota pro dhe 165 kundër.
Zyrtari më i lartë republikan në dhomën e përfaqësuesëve, Kevin Mccartht, ishte kundër projektligjit.
“Ai është nxitur nga politika dhe Nancy Pelosi, por ne nuk duhet të bëhemi pjesë. Projektligji i drejtohet tani senatit ku përballet gjithashtu me kundërshtinë e ashpër të republikanit më të lartë”, u shpreh lideri i pakicës republikane.
“Kam vendosur të kundërshtoj këtë propozim të pabalancuar të demokratëve. Që të miratohet projektligji duhet të mbështetet nga të paktën 10 senatorë republikanë, e kjo duket se ka pak gjasa të ndodhë”, shtoi Mitch McConnell.
Ish-presidenti Donald Trump u ka kërkuar pjesëtarëve të partisë të votojnë kundër atij që e quan, kurth demokrat. (A2 Televizion)