Takimi me zyrtaren e DASH, Alibeaj: Mora mbështetjen e amerikanëve për një opozitë të fortë

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 12:22 | Politikë
Takimi me zyrtaren e DASH, Alibeaj: Mora mbështetjen e amerikanëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi pas takimit me Ndihmëssekretaren e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, se ka marrë garancinë se SHBA-ja mbështet një opozitë të fortë.

“Diskutuam dhe folëm për çështje të rëndësishme, me të cilat Shqipëria është duke u përballur, siç është ajo e demokracisë, me të gjitha sfumaturat e veta, zgjedhjet dhe krimin e organizuar. Po kështu, edhe për çështje të rëndësishme të luftës së korrupsionit. Këto janë sfidat. I shpreha vendosmërinë për të çuar para këto sfida dhe për të dhënë kontributin tonë. S’mund të lija pa diskutuar dhe marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në. Vura re dhe pashë mbështetjen e madhe që SHBA-ja ka për PD-në. Duke parë mirë dhe situatën e vështirë që po kalon PD-ja. Mora mbështetjen e zonjës, për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme. Një opozitë pro amerikane që sheh nga e ardhmja”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos