Takimi virtual Putin-Xi Jinping, diskutohet për bisedimet agresive me SHBA dhe NATO

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 16:00 | Bota
Takimi virtual Putin-Xi Jinping, diskutohet për bisedimet agresive me SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Kinës, Xi Jinping, do të mbajnë një takim virtual gjatë të mërkurës. Kremlini njofton se dy liderët do të diskutojnë tensionet me Europën dhe retorikën agresive të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Bisedimet zhvillohen në një moment kur tensionet janë tepër të larta mes Pekinit, Moskës dhe perëndimit. Kina po përballet me presion të madh ndërkombëtar për respektimin e të drejtave të njeriut, kurse Rusia kritikohet për grumbullimin e ushtrisë në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Moska dhe Pekini kanë kultivuar marrëdhënie të ngushta kohëve të fundit duke krijuar një aleancë kundër perëndimit.

 Putin dhe Xi Jinping ranë dakord që të zgjasin edhe me 20 vite të tjera traktatin për miqësi dhe bashkëpunim. Mes tjerash ata do të diskutojnë edhe për energjinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos