Takimi Xi-Putin, Michel: BE nuk do të tregohet naive për marrëdhëniet e ngushta Rusi-Kinë

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 20:23 | Bota
Takimi Xi-Putin, Michel: BE nuk do të tregohet naive për

Bashkimi Europian nuk e sheh me naivitet afrimin diplomatik mes Rusisë dhe Kinës në një kohë që vijon lufta në Ukrainë.” Kështu është shprehur të mërkurën presidenti i Këshillit të Evropës President Charles për mediat franceze.

Megjithatë, kreu i KiE nënvizoi se marrëdhënia e ngushtë mes dy vendeve nuk duhet ta pengojë Brukselin që të mbajë relatat që ka me Pekinin.

“Jemi absolutisht të bindur se është e rëndësishme që Kina të mos e mbështetë Rusinë,” u shpreh Michel në intervistën e regjistruar ditë përpara samitit dyditor në Bruksel.

“Është e rëndësishme që Kina të mbështesë ligjin ndërkombëtar, stabilitetin përmes Kartës së OKB-së. Unë nuk jam naiv. E di që Rusia dhe Kina kanë lidhje të ngushta. Por nga ana tjetër, mendoj që në këto rrethana, është shumë e qartë që na duhet të angazhohemi me Kinën, jo sepse biem dakord në gjithçka me Kinën, por përkundrazi, sepse na duhet të mbrojmë interesat dhe parimet tona.”

Michel konfirmoi po ashtu mbështetjen e tij për planin e paqes me 10 pika të propozuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, sipas të cilit kërkohet tërheqja e plotë e të gjithë trupave rusë dhe rikthimi i kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Propozimi i Zelensky-t bie në kontrast të plotë me dokumentin me 12 pika të propozuara nga Kina.

Plani kinez i referohet parimeve të së drejtës ndërkombëtare, por shmang përshkrimin e luftës si “luftë” ose “pushtim”,  dhe në vend të këtyre termave përdoret termi “krizë.”

Po ashtu, në kuadër të planit kërkohet heqja e “sanksioneve të njëanshme" dhe e mentalitetit të Luftës së Ftohtë,  gjuhë që shihet si kritikë e fshehur ndaj aleatëve perëndimorë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos