Takon ambasadorin e SHBA, Vuçiç: Duhet përqendrim në dialogun Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 18:32 | Kosova
Takon ambasadorin e SHBA, Vuçiç: Duhet përqendrim në

“Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që lehtësohet nga Bashkimi Europian”. Për këtë deklaratë u pajtuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ambasadori amerikan në vendin e tij, Christopher Hill.

“Bisedimet janë e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet e hapura, si dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme”, shkruhet në njoftimin e presidencës serbe.

Ndërsa ambasadori Hill theksoi se SHBA do të vazhdojë angazhimin me partnerët europianë për të sjellë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu shprehu mbështetje për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Ndërkohë, në një tjetër event, presidenti Vuçiç foli për një bisedë që pritet të zhvillojë për pak ditë me homologun rus, Vladimir Putin.

“Për mua temat e takimit janë sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit me gaz”, theksoi Vuçiç, duke u bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energji.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos