Aksidentohet në Austri autobusi i nisur nga Kosova, 19 të plagosur

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 09:28 | Kosova

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në një autostradë pranë Eugendorf të Austrisë.

Mësohet se një autobus i nisur nga Kosova është përplasur me trafikndarësen, duke lënë të plagosur 19 persona, tre prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

“Ne u lajmëruam në orën 03:08 dhe autobusi kishte 28 persona. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të lënduar lehtë, nëntë persona mbetën të palënduar. Nga tre të plagosurit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, ka thënë për mediat rajonale të Salzburgut, Hermann Gerstgraser, komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos