Taksa dixhitale, Trump paralajmëron Francën: Tarifë ndaj verës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 11:32 | Bota
Taksa dixhitale, Trump paralajmëron Francën: Tarifë ndaj

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Francën me sanksione ekonomike si kundërpërgjigje për taksën e vendosur ndaj gjigandëve të teknologjisë.

“Ata nuk duhej ta bënin këtë, pasi i paralajmërova se nëse e bënin do t’iu taksoja verën e tyre”, u shpreh Trump gjatë një prononcimi në Zyrën Ovale.

SHBA është tregu më i madh i eksportit për verërat franceze, që është dhe sektori i dytë më fitimprurës pas transportit ajror.

Tensionet tregtare mes dyja vendeve nisën pasi qeveria e Parisit vendosi një taksë prej 3% kundër gjigandëve të internetit si Google, Facebook, Amazon dhe Apple. Franca mund të përfitojë deri në 400 milionë euro nga kjo masë ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos