Taksa e re për Whatsapp, shkakton protesta kundër qeverisë në Liban

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 21:40 | Bota

Ka mjaftuar dhe një vendim i mëtejshëm i qeverisë për të çuar në një revoltë masive qytetarët e Libanit kundër qeverisë për kushtet e vështira të jetesës dhe çmimeve të larta.

Ish pikërisht taksa e re e qeverisë për thirrjet e Whatsapp që shkaktoi një reagim të menjëhershëm të qytetarëve të Libanit që prej disa ditësh janë në protestë për largimin e kryeministrit Hariri. Lideri i qeverisë iu kërkoi qytetarëve tri ditë kohë për të reflektuar se çfarë do të ndodhë më tej me qeverinë e unitetit që ai drejton.

Protestat e ditëve të fundit konsiderohen të ndryshme nga ekspertët pasi për herë të parë ato nuk kanë baza etnie apo fetare, por se njerëzit janë ngritur në këmbë për të drejtat e tyre dhe kushtet minimale të jetesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos