Talenti argjentinas në radarët e Juventus

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 14:28 | Futboll
Talenti argjentinas në radarët e Juventus

Një talent i jashtëzakonshëm argjentinas, ka përfunduar menjëherë në radarët e italianëve të Juventus. Matias Soule ka lindur në vitin 2003 dhe aktivizohet në kategorinë e tretë argjentinase me Velez Sarsfield, por së fundi ai i ka thënë jo zgjatjes së kontratës të ofruar nga klubi.

Në rolin e sulmuesit, 16-vjeçari ka spikatur duke u bërë pjesë edhe e kombëtareve të moshave në Argjentinë. Agjenti i futbollistit ndodhet në Torino për finalizuar operacionin me Juventus që nuk do ta ketë të vështirë garën me Genoa-n për talentin argjentinas, pasi edhe këta të fundit kanë kërkuar më herët shërbimet e futbollistit që së fundmi po cilësohet “Mesi i ri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos